Kërcënime të reja për vendosje të bombave në 7 shkolla në Shkup

Ministria e Brendshme ka njoftuar se sot në mëngjes në 7 shkolla në Shkup është dhënë alarmi për bombë.

Nga MPB thonë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollave.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Në orën 09:30 në SPB Shkup është denoncuar se në adresën elektronike të shtatë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe janë duke vazhduar kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share