Kryeministri kërcënohet përmes fejsbukut
Është ngritur padi penale ndaj 67-vjeçarit nga Shkupit i cili përmes një komenti në Facebook kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev.
Kundër një banori 67-vjeçar të Shkupit është ngritur kallëzim penal për shkak të komentit të publikuar në rrjetin social fejsbuk, me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin Zoran Zaev.
“Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale ngriti kallëzim penal kundër V.Z. ( 67 vjeç ) nga Shkupi, për veprën e kryer “rrezikim i sigurisë”, përmes sistemit informativ. Më 25 korrik të vitit 2019 në rrjetin social fejsbuk në profilin në emër të tij ka publikuar një koment me përmbajtje kërcënuese për kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.”,-njoftoi MPB.
Kryeministri Zoran Zaev më 25 korrik në foltoren e Kuvendit informoi se kërcënimin e ka paraqitur në MPB, i cili ka qenë i shkruar si mesazh në formë të komentit pas konferencës për shtyp të komisionerit evropian për zgjerim Johanes Han. -Vetëm plumb për ty, me të cilin do të të qëlloj pa mos m’u dridhur syri, kështu ka tingëlluar mesazhi të cilin Zaev e lexoi në telefonin e tij celular përpara deputetëve në Kuvend. Zaev deklaroi se dihet identiteti i personit që e ka shkruar mesazhin dhe se rasti është paraqitur në MPB. /Klan Macedoni/