close

KËRCIME ME SKI: KOBAYASHI FITUES I KATËR KËRCIMOREVE

Garat u mbajtën në Gjermani dhe Austri


Japonezi Rojo Kobayashi është fitues i katër garave në turneun e Katër Kërcimoreve dhe u bë njeriu i tretë në histori i kësaj gare që i fiton të gjitha katër garat e një edicioni.

Edicioni i sivjetëm i këtij turneu u mbajtë në Katër Kërcimoret e njohura të Gjermanisë dhe Austrisë Oberstdorf, Garmish-Partenkirhen, Insbruk dhe Bishofsofen.

Japonezi në garën e fundit, në Bishofsofen të Austrisë pas kërcimit të parë doli i katërti, ndërsa në serinë e dytë falë kërcimit prej 137.5 metra doli i pari. Për garuesin japonez ishte ky triumf i tetë sezonal dhe i pesti me radhë. Së bashku në podium me Rojo Kobajashi u ngjitën David Kubacki dhe Shtefan Kraft.

Në renditjen e përgjithshme të turneut, pas Kobajashit ishte Ajzenbihler me rezultatin më të mirë në karrierë. Japonezi në këtë sezon është befasia më e madhe e Kupës botërore të kërcimeve me skii dhe kryeson renditjen e përgjithshme duke qenë kandidati kryesor për të fituar në Kupën e botës në garën kërcime me ski. /Agjencitë/