Zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtjes i Kroacisë, Damir Kërstiçeviq vizitoi Maqedoninë, një ditë para nënshkrimit të Protokollit qasës për anëtarësimin e vendit në NATO. Në një prononcim për media Kërstiçeviq i dëshiroi Maqedonisë mirë se ardhje në familjen e NATO-s dhe u shpreh se Kroacia është mes vendeve të para që do ta ratifikojë Protokollin dhe do të dërgojë porosi edhe tek vendet aleate dhe partnere.
Një ditë para nënshkrimit të Protokollit aderues për anëtarësim të Maqedonisë në Nato, Zv/Kryeministri kroat dhe ministri i Mbrojtjes Damir Kërstiçeviq, në takim me krerët të lartë të vendit i ka uruar mirë se ardhje Maqedonisë në NATO dhe përkrahje për marrjen e datës së negociatave me BE-në.
“Në shembullin e Kroacisë shohim se sa anëtarësimi në NATO ka ndikuar pozitivisht në vetë stabilitetin, këtu edhe në të gjithë procesin politik, dhe se sa ajo ka dhënë mbështetje edhe në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian. Republika e Maqedonisë arriti për një vitë e gjysmë ta kompensoj kohën dhe shancën e humbur. Por, për këto një vite e gjysmë ambiciet tona u rritën. Ashtu siç kërkuam mbështetje për anëtarësim në NATO, sot dhe në të ardhmen do të kërkojmë mbështetje për fillim të negociatave me BE dhe hyrjen në union.” –tha Zv/Kryeministri kroat dhe ministëri i Mbrojtjes Damir Kërstiçeviq.
Zv/kryeministri dhe ministër i Mbrojtjes i Kroacisë Damir Kërstiçeviq, përcolli ashtu siç tha ai, urimet e shtetit të tij, për të arriturat e fundit të vendit, duke e quajtur marrëveshjen me Greqinë arritje historike dhe fitore të dialogut dhe diplomacisë.
“Mirë se vini në familjen e NATO-s. Kroacia në mesin e vendeve të para do të ratifikoj Protokollin me të cilin do të dërgoj mesash deri tek aleatët dhe vendet partnere. Më vjen mirë që javën e ardhshme do të ulemi së bashku në NATO si ministër i Mbrojtjes.” deklaroi Zv/Kryeministri kroat dhe ministëri i Mbrojtjes Damir Kërstiçeviq.
Ai u shpreh optimist për filimin e negociatave të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, dhe si një vend kryesuese me BE-në në 2020, shprehur gatishmëri për përkrahje në përvojat dhe njohuritë në rrugën evropiane. /Klan Maqedoni/