Për media më të përgjegjshme dhe profesionale
Ditë e hapur e Këshillit për etikë në Mëdia të Maqedonisë “Vetërregullimi në media përmes bashkëpunimit dhe partneritetit” është organizuar në komunën e Gostivarit. Qëllimi i ditës së hapur është që opinioni dhe mediat të njoftohen prej së afërmi me punën e Komisionit të Apelit të Këshillit për Etikë.
Këshilli për etikë në Media të Maqedonisë organizoi “Ditën e Hapur” në Komunën e Gostivarit, ku është prezantuar puna e Komisionit për ankesa pranë këtij këshilli, dhe është demonstruar konkretisht funksonimi I tyre, marrja e vendimeve gjatë shkeljes së standardeve profesionale dhe normave etike.
Vitin e kaluar në adresë të Komisionit për ankesa të Këshillit Etik për Media, sipas një raporti, 76.5% e shkeljeve të standardeve etike dhe profesionale të gazetarisë janë bërë nga online mediat, 17.6% nga televizionet, kurse nga gazetat dhe javoret 4.4%. Nga ky Këshill kanë thënë se shqetëson fakti që mbi 20% e ankesave kanë të bëjnë me mediat të cilët në opinion kanë përhapur gjuhë të urrejtjes, kanë nxitur stereotipet dhe kanë përdorur shprehje diskriminuese duke u shkaktuar dëme serioze pjesëtarëve të grupeve të caktuara. /Lulzime Ameti/