close

KËSHILLI I 15-të I MSA: VLERËSIMI I KRITEREVE POLITIKE

Këshilli i 15-të i stabilizim-asociimit BE- Maqedoni e Veriut që do të zhvillohet në 19 mars në Bruksel vjen në një moment kyç për integrimin europian të vendit. Pritjen për një vendim pozitiv nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian në 18 qeshor mbi hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë në BE. Kêshilli i 15 i stabilizim-asocimit do të përqëndrohet te vlerësimi i kritereve politike, ekonomike dhe bashkëpunimi financiar.

Presidenca rumune dhe Komisioni Europian, që do të përfaqësojnë Bashkimin Europian në këtë takim kanë një predispozim të qartë lidhur me evolucionin e integrimit europian të vendit. Sipas tyre, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të rivendosur gradualisht një kulturë kompromisi dhe gjithpërfshirje me opozitën për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit në vend.

Në të njëjtën linjë, vlerësohet dialogu konstruktiv për të thelluar reformat në veçanti luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e gjyqësorit, luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit dhe reformën e shërbimeve të inteligjencës. Por Këshilli i asocim-stabilizimit do të vlerësojë nëse ka rezultate konkrete solide lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, do të shqyrtohen hapat që janë bërë drejt rivendosjes së pavarësisë së gjyqësorit, përmirësimin e funksionimit të gjykatave dhe ndjekjen e punës së zyrës së Prokurorisë Speciale. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet krijimit të llogaridhënies ligjore për veprimet e gabuara të nxjerra në pah nga përgjimet e vitit 2015 dhe dështimet e lidhura me përgjegjësitë për sulmin ndaj Parlamentit më 27 prill 2017.

Në fokus do të jenë gjithashtu hapat për një administratë publike të depolitizuar. Këshilli i asocim-stabilizimt do të ndalet gjithashtu te menaxhimi financiar publik dhe transparenca e tij, si dhe lufta kundër ekonomisë informale dhe korrupsionit. Në takimin e nesërm, Maqedonia e Veriut do të përfaqësohet nga një delegacion i zgjeruar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, ndërkohë që BE-ja do të përfaqësohet nga komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Johannes Hahn dhe presidenca rumune e BE-së. /Klan Maqedoni/