“Këta që kakarisin këtu”, “Kujdes ore se do hash gjobë” | Debat i ashpër në opinion

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Arben Ristani dhe juristi Plarent Ndreca patën një debat në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Shkak u bë deklarata e Ristanit që u duk më shumë si një thumb sepse u shpreh “këta hajdutë që vijnë, kakarisin dhe në këto studio”, diçka që vijoi ta përsëriste.

Blendi Fevziu: Kush është ai që kakaris?

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Arben Ristani: Këta hajdutë që janë në qeveri. Këta hajdutë që vjedhin përditë shqiptarët, këta hajdutë që detyrojnë shqiptarët të largohen përditë nga Shqipëria, që po shpopullojnë Shqipërinë. Këta hajdutë që vjedhin Shqipërinë përditë duhet të jenë lakuriq para partnerëve ndërkombëtarë.

Plarent Ndreca: Ristan, do shkosh në gjykatë, se s’kam nerva të të çoj dhe ty në gjyq.

Arben Ristani: Edhe këta që vijnë dhe kakarisin këtu…

Plarent Ndreca: Ça pate mo?

Blendi Fevziu: Kush?

Arben Ristani: Të gjithë këta që kakarisin edhe në mbrojtje të hajdutëve…

Plarent Ndreca: Ki kujdes ore se do hash ndonjë gjobë.

Arben Ristani: Do të ta përsëris edhe njëherë?

Plarent Ndreca: Avash Ristan, kujdes se je dhe avokat dhe jurist dhe nuk të shkon.

Arben Ristani: Do të ta përsëris edhe njëherë? Pikërisht se jam jurist po ta përsëris.

Plarent Ndreca: Kush të shkruajti mor burrë? Ç’të ka ardhur në mesazh?/tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share