close

KËTË FUNDJAVË PËRFUNDON AFATI KALIMTAR I VERËS,

Në lojë janë 600 milionë euro


Kjo javë, e fundit e afatit kalimtar të verës në përjashtim të Premierligës mund të sjellë shumë befasi.

Neymar, Rodrigo, Dybala, Icardi, Pogba, Correa, Mariano, Rakitiq e shumë futbollistë të tjerë të mëdhenj mund të gjejnë një skuadër të re, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Madje, vlera e transferimeve të javës së fundit mund të arrijë shifrën totale prej 600 milionë euro.

Emri më i përfolur i momentit e që mund të jetë edhe blerja më e madhe është pa dyshim Neymar.

Ylli brazilian ka konfirmuar vendimin për largim nga PSG derisa kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid.

Afati kalimtar i verës në ligat tjera kryesore evropiane mbyllet më dy shtator. /Agjencitë/