close

KF RENOVA, NEHAR SADIKI- PËRFORCIMI I GJASHTË

Ndeshje kontrolluese me Pobedën


Klubi i futbollit Renova sipas planit të stafit teknik, është duke e zhvilluar fazën e parë të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e Parë që fillon me 17 shkurt. Krahas punës  në terren të gjelbërt, drejtuesit e klubit kanë sjell edhe gjashtë përforcime në merkaton e janarit. Pas Ermedin Ademit, Burhan Mustafovit, Bojan Miovskit. Ersen Fetait, dhe portierit Vullnet Islami, nga dita e sotme ekipit nga Xheçishti i është bashkangjitur edhe futbollisti defanziv 20 vjeçari Nehar Sadiki, i cili ka qenë pjesë e Rabotniçkit të Shkupit.

 “Jam i kënaqur që kam marrëveshjen me  KF Renovën dhe besoj që do të  jetë  një sukses  për  mua në karrierën time. Dhe besoj që do të kaloj shumë mirë dhe do të japi maksimumin që ta ndihojë klubin dhe ambiciet e klubit.  Tifozëve  iu premtoj që do të japoi  qindpërqindshin tim në çdo ndeshje , në çdo stervitje  për të arritur  çdo sukses dhe norm,al  Europën, do të  japi  maksimumin tim në çdo  lojë[ që të arrijmë sa më tepër”  deklaroi për Klan Maqedoni, futbollisti Nehar Sadiki.

Në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror Renova deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje kontrolluese me Shkëndijën dhe me Pobedën e Prilepit, ndërsa nga 25 janari, do të shkojë në Ohër për ta zhvilluar fazën e dytë të përgatitjeve./Shaban Sinani/