close

KF RENOVA: TRAJNERI I RI ME AMBICIE TË REJA

Pasi që drejtuesit e klubit të futbollit  Renova, emëruan për trajner përgjegjës Bujar Islamin, i njejti  që nga dita e sotme ka përveshur  krahët për të hartuar plan programin e përgatitjeve për kampionatin e ri 2019/2020 . Në një deklaratë ekskluzive për Klan Maqedoni, trajneri Bujar Islami falënderoi pronarët për besimin e dhënë dhe premtoi punë serioze që nga dita e parë

Besoj që na pret një punë  të cilës duhet ti përveshemi që nga dita e parë. Tani  së pari jemi duke  e bërë hartimin e planit dhe programit për realizimin e fazës përgatitore, pastaj seleksionimin e futbollistëve, sidomos prurjet që duhet ti bëjmë . Mundohemi që disa futbollitë të cilët kanë paralajmëruar se do të largohen nga ekipi do të mundohemi që ti bindim ata që të vazhdojnë  bashkëpunimin me ekipin e Renovës”  deklaroi Bujar Islami trajneri i ri i Renov;s

Sa i përket prurjeve të reja në radhët e kësaj skuadre për sezonin e ri, trajneri Islami tha është duke u punuar në at drejtim për plotësimin e mungesave në reparte të caktuara, pasi ambiciet e Renovës gjithmon janë që të ketë një skuadër stabile

“Ambiciet ekipit janë që ne së pari të ndërtojmë një ekip stabil e cila  dmth do të tregon karakter në të gjitha detyrat në të gjitha tiparet. D.m.th. ekip i cili do t’i përgjigjet stilit tonë të lojës, që ne si staf teknik e kërkojmë” tha ai.

Sa i përket përgatitjeve ato do të fillojnëë më 1 korrik, faza e parë do të zhvillohet në terenet vendore, ajo e dyta sipas të gjitha gjasave në Ohër, ndërsa etapat e fundit do të zhvillohen sipas nevojës. Pritet të zhvillohen sëpaku 7 ndeshje kontrolluese. /Shaban Sinani/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!