close
Sport

KF SHKËNDIJA: MËSOHEN EKIPET PËR KATËR NDESHJET MIQËSORE

3AEBCA04-06B1-4226-A74F-C14F3E1EFB93

 MË 15 QERSHOR MËSOHET RIVALI PËR ELIMINATORET NË LK

 

Kuqezinjtë më 15 qershormësojnë rivalin për eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ndërsa një ditë më vonë startojmë serinë prej 4 ndeshjeve kontrolluese me Prishtinën, Shkupin,Laçin dhe CSKA të Sofjes

 

Kampionai i Maqedonisë së Veriut klubi I futbollit Shkëndija sipas planit të hartuar nga trajneri Ernest Gjoka vazhdonë fazën përgatitore me intensitet të  shtuar,  pasi  në  ditë e para futbollistët realizuan matjet dhe ekzaminimet mjekësore.

Në kushte kur vazhdojmë të jetojmë në praninë e pandemisë me COVID-19, skuadra për të dytin vit me rradhë ‘thyen’ standardin e realizimit të fazës përgatitore verore jashta vendit dhe ashtu si vitin e shkuar edhe tani do të punojmë në vendin tonë. 

Më 15 qershor do të mësojmë emrin e rivalit të parë për eliminatoret e UEFA Champions League, ndërsa një ditë më vonë (16 qershor) startojmë serinë prej 4 ndeshjeve kontrolluese përmes së cilave do të kërkohet gjetja e formës ideale para paraqitjeve europiane. 

Testin e parë skuadra e Ernest Gjokës do ta ketë me Prishtinën (16 qershor-Prishtinë), pastaj vazhdojmë me Shkupin (21 qershor-Ohër), para duelit të tretë me Laçin e Shqipërisë (25 qershor-Ohër) dhe provës gjenerale me FC CSKA 1948 të Bullgarisë (29 qershor-Bansko/Bullgari), para startit të eliminatoreve të UEFA Champions League.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia