close

KF SHKËNDIJA: PËRGATITJET VAZHDOJNË SIPAS PLANIT

Shkëndija vazhdon me përgatitjet për sfidën e kthyese me kampionin e Estonisë, Nomme Kaljun. Me ekipin nga dita e shtunë ka filluar stërvitjet edhe përforcimi i fundit mesfushori, Juan Felipe i cili disa ditë kishte punuar individualisht ndërsa tani është vënë nën urdhërat e trajnerit Qatip Osmani.

Braziliani të martën ka të drejtë loje, mirëpo duke llogaritur faktin se kyçet me vonesë në skuadër këtë periudhë do të kërkojë përmirësimin e nivelit të përgatitjes fizike. Gjithsesi ai tashmë është një ‘armë’ shtesë për stafin teknik për sfidat e radhës europiane.

Nga e shtuna me ekipin ka stërvitur edhe Stenio Xhunior, i cili thuajse një muaj punon individualisht shkaku i lëndimit dhe më në fund bashkohet me grupin. Rikuperimi ka shkuar sipas planit, ndërsa stafi teknik në bashkëpunim me ekipin mjekësor do të vendosin për kohën e duhur për aktivizimin e tij. /Shaban Sinani/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!