Kampioni i Maqedonisë në futboll, KF Shkëndija maksimalisht është e gatshme për ndeshjen kthyese kundër estonezve të Nomme Kalju, që do të luhet të martën. Trajneri Qatip Osmani para gazetarëve tha se përkundër rezultatit pozitiv ka analizuar mirë gabimet e ndeshjes së parë, por megjithate presin rezultat pozitiv dhe kalim në raundin tjetër.
“Kemi rezultat që nuk garanton kualifikimin në raundin tjetër, por megjithate edhe gjatë javës kemi bisedue me lojtarët se sa me seriozitetin maksimal e kemi marr këtë lojën kthyese edhe pse e kemi atë përparësi 1-0, por futbolli ndonjëhere ka shumë befasira, ashtu që duhet të hyjmë maksimalisht të motivar në këtë ndeshje për ta fituar. “ -deklaroi trajneri Qatip Osmani.
Shkëndija në ndeshjen e parë përkundër dominimit në terren të gjelbërt megjithatë nuk e dëshmoi cilësinë që realisht tifozët e presin kjo ndoshta ka ndodhur shkaku i mosnjohjes së cilësisë së kundërshtarit.
“Po ështrë e vërtet se dominuam në ndeshjen me Nomme Kalju në Talin. Kishim posedim të topit, krijuam disa raste qind për qind të mira, mirëpo na mungoi finalizimi. Mendoj se nesër do të vije në shprehje më të madhe kjo çeshtje. Dihet ndeshja e parë çdoherë është më e vështirë, pasi nuk e njeh edhe kundërshtarin në detaje. Tashë e dimë dhe shpresojmë ta përmirësojmë edhe atë detaj” -tha kapiteni Armend Alimi .
Përballja KF Shkëndija-Nome Kalju do të zhvillohet të martën në stadiumi “Todor Proeski” në orën 17:00. /Shaban Sinani/