close
Sport

KFF Luboteni, nikoqire e turneut kualifikues të LK-së

IMG_4324

NDESHJET DO TË ZHVILLOHEN TE KAMPI STËRVITOR I FFM-së

Klubi I futbollit të femrave Luboteni i Tetova si kampioni Maqedonisë së Veriut në futboll për femra nga a data 18 e deri më 21 gusht, është nikoqire e grupit të 9 /nëntë/ kualifikues të UEFA Liga e së Kampionëve. Ndeshjet e këtij turneu prestigjioz për futbollin e femrave do të zhvillohen në terrenet e kampit stërvitor të FFM-së.

Në këtë turnir kualifikuese pos kampionit të Maqedonisë së Veriut , KFF Luboteni në grupin e 9-të marrin pjesë edhe ekipet si: Sent Polten nga Austria, Dinamo Minsk nga Bjellorusia dhe Llokomotiva Stara Zagora e Bullgarisë . Për këtërsye ekipi organizator Luboteni i Tetovës organizoi press conference në pragë të ndeshjeve të nesëme ku të pranishme ishin katër kapitenet e ekipeve dhe trajnerët e tyre

“Ne si Klub i futbollit për femra “Lubotei kemi nderi që të jemi nikoqire e këtij turniri si kampione e Maqedonisë pasi kemi nderin të përfajqësojmë shtetin tone. Pritshmërit tona janë që paraqitemi sa më mirë që mundemi gjegjësisht do të luajmë me përgjegjësi në pozitat tona dhe gjithashtu do të mundohemi ta tejkalojmë veten” – Magdalena Lekovska, kapitene e KFF Luboteni.

Ndedeshjet e para janë caktuar të zhvillohen të enjten me fillim në orën 11:00 ku takohen Dinamo Minsk – Llokomotiva Stara Zagora, ndërsa në ora 17:00, përballen Luboteni Tetovë – Sent Polten (Austri). Dy ekipet fituese të dielën luajnë në finale, ndërsa ekpet që do të humbin do të luajnë pë vendin e tretë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia