Lideri verikorean, Kim Jong Un ka pranuar një letër “të shkëlqyer” nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raporton media shtetërore në Korenë e Veriut. Megjithatë, përmbajtja e letrës nuk është bërë publike, por thuhet se Kim ishte i kënaqur me përmbajtjen e shkëlqyeshme të letrës dhe tha se do ta lexojë me vëmendje. Këto komente janë në vazhdën e gjuhës që dy liderët kanë përdorur, lidhur me letrat që i kanë dërguar njëri-tjetrit. /Agjencitë/
KIM THOTË SE KA PRANUAR NJË LETËR NGA TRUMP
