close

KINA DËRGON TRUPA SHTESË NË HONG KONG

Ushtria e Kinës tha se ka dërguar trupa të rinj në Hong Hong, në kuadër të një rotacioni rutinor. Megjithatë, qyteti që është qendër financiare e rajonit po përgatitet për një tubim të ri politik, të shtunën, kundër kontrollit në rritje të Pekinit. Pamjet e automjeteve të blinduara duke kaluar kufirin nga qyteti Shenzhen për në Hong Kong, kanë rritur shqetësimet se ushtria kineze mund të ndërhyjë kundër protestuesve. /Agjencitë/