close

KINA: LUFTA ME SHBA-NË, KATASTROFË PËR TËRË BOTËN

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Wei Fenghe, tha të dielën se lufta me Shtetet e Bashkuara do të ishte një katastrofë për tërë botën, si dhe paralajmëroi Uashingtonin të mos ndërhyjë në kontestet e sigurisë në mes të Taivanit dhe Detit jugor të Kinës.

Kina ishte zemëruar nga veprimet e fundit të administratës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rritjen e mbështetjes ndaj Taivanit demokratik, duke përfshirë lundrimin e marinës së SHBA-së përmes ngushticës së Taivanit që ndan ishullin nga Kina. /Agjencitë/