close

KINA PUSHTON FUTBOLLIN EVROPIAN

Emrat e lojtarëve në gjuhën kineze


Ndeshja kampionale e Seria A, Inter-Bollonja, do të zhvillohet nesër me fillim në orën 18:00. Vendasit do të tentojnë për rezultati pozitiv për të harruar eliminim dramatik nga Kupa e Italisë.

Për këtë ndeshje është menduar të bëhet një surprizë për të gjithë tifozët nga Kina dhe Azia që festojnë Vitin e Ri, që këtë herë përkon me Vitin e Ri të Derrit.

Për herë të parë një klub i Serie A do të dalë në fushë në një ndeshje zyrtare me emrat e lojtarëve të shtypur në pjesën e pasme të fanellave në gjuhën kineze.

“Kjo ngjarje unike në kampionatin italian do të jetë pjesë e një serie të përmbajtjes duke menduar të tifozëve nga Kina. Nuk mbaron me kaq, në ekranet anësore të fushës gjatë ndeshjes do të shfaqen mesazhe urimi dërguar nga tifozët nëpërmjet Weibo. 

Në ditët e ardhshme do të publikohet një video ekskluzivisht për disa kanale kineze sociale të kompanisë, urime do të përcjellin Milanit Skriniar, Radja Nainggolan, Keita Balde dhe Matteo Politano”, shkruhet në njoftimin e klubit zikaltër.

Ndërsa të gjithë tifozët që duan të blejnë fanellën e Mauro Icardi, Lautaro Martinez dhe Radja Nainggolan në gjuhën kineze mund t’i gjejnë në dyqanet e Interit me një sasi të limituar. /Agjencitë/