close
Bota

KINA REFUZON PLANIN E OBSH-SË PËR HETIME TË REJA TË VIRUSIT

Screenshot_2

Kina refuzoi një plan të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për hetime të reja mbi origjinën e koronavirusit. Ditë më parë, OBSH-ja propozoi një fazë të dytë të hetimeve që do të përfshinin auditim të laboratorëve dhe tregjeve në Vuhan – qytetin ku koronavirusi u shfaq për herë të parë. “Ne nuk do të pranojmë një plan të tillë të hetimit të origjinës, pasi ai, në disa aspekte, sfidon shkencën”, tha zëvendësministri i Komisionit Kombëtar Shëndetësor të Kinës. OBSH-ja ka përfunduar fazën e parë të hetimeve në Vuhan, në muajin shkurt, ku është konstatuar se nuk ka shumë gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori në Vuhan dhe se ai mund ta ketë origjinën nga lakuriqët. Disa vende dhe shkencëtarë nuk kanë qenë të kënaqur dhe kanë kërkuar hetime të tjera.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia