close

KINË: DËNOHEN INCIDENTET E HONG KONGUT

Kina i dënoi protestat e fundit anti-qeveritare në Hong Kong, duke i cilësuar si “incidente të tmerrshme” që, siç tha, kanë shkaktuar “dëme serioze për sundimin e ligjit”. Një zëdhënëse e Këshillit Shtetëror të Republikës së Kinës tha se prioritet kryesor i Hong Kongut duhet të jetë “rivendosja e rendit shoqëror”. Protestuesit u përleshen me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër tyre. /Agjencitë/