close

KINË: DËNOHET ME VDEKJE NJË KANADEZ

Një qytetar kanadez në Kinë është dënuar me vdekje pasi një gjykatë e ka akuzuar atë për kontrabandë me drogë. Një masë e tillë ka gjasa të shkaktojë tension të mëtejshëm midis Kanadase dhe Kines.

Gjykata e Popullit në Kinën verilindore tha se Robert Lloyd Schellenberg u dënua me vdekje bazuar në natyrën dhe ashpërsinë e krimit të tij dhe në përputhje me kodin penal kinez.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, kritikoi vendimin, i cili vjen edhe pas marrëdhëniet janë tensionuar mes dy vendeve pas arrestimit të një ekzekutivi të lartë nga firma e teknologjisë kineze Huawei në Vancouver muajin e kaluar. /Agjencitë/