close

KINË: KIM JONG UN BËN VIZITË SEKRETE

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka mbërritur në Pekin, me ftesë të presidentit kinez Xi Jinping. Mediat e huaja raportojnë se nuk ishte bërë e ditur më parë se dy liderët do të kishin një takim. Sipas BBC, Kim do të qëndrojnë në  Kinë deri më 10 janar.

Lideri korean në këtë vizitë është shoqëruar nga gruaja e tij Ri Sol-ju. Kjo lëvizja e beftë vjen në një moment ku flitet se po negociohet për një takim të dytë mes tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump. /Agjencitë/