Të paktën 21 minatorë kanë humbur jetën në veri të Kinës, për shkak të një shembjeje në minierën ku po punonin. Ngjarja ndodhi në provincën Shanxi, ku 66 minatorë të tjerë u shpëtuan nga ekipet e emergjencës.
Shkaqet e shembjes së pjesës së sipërme të minierës po hetohen, ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Xinhua”, që citojnë zyrtarë të policisë. Aksidentet në miniera janë të shpeshta në Kinë, pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar standardet e sigurisë. /Agjencitë/