Zyrtarët në Pekin konfirmuan se një person me thikë ka plagosur 20 fëmijë në një shkollë fillore. Mediat kineze bënë të ditur se fëmijët e plagosur janë dërguar në spital. Tre nxënës janë plagosur rëndë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre gjenden në repartet e kujdesit intensiv.
Sulmuesi është arrestuar, ndërsa tragjedia ka ndodhur rreth orës 11:00 sipas kohës lokale. Krimet e dhunshme janë të rralla në Kinë, por vitet e fundit janë regjistruar disa sulme me thika dhe sëpata. Objektivi i shpeshtë i sulmeve ishin nxënësit nëpër shkolla. /Agjencitë/