Ish-kryeministri i Kinës, Li Peng, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Peng ka qenë i akuzuar nga aktivistë të të drejtave të njeriut dhe shumë të tjerë për rolin e tij në shuarjen e protestave studentore të vitit 1989 në sheshin Tiananmen.
Vdekja e tij vjen tre dekada pas skenave të dhunshme në sheshin e kryeqytetit të Kinës, në Pekin. Qeveria e atëhershme shtypi protestat që kërkonin demokraci në shtetin kinez duke gjuajtur me armë mbi studentët dhe duke vrarë më shumë se 10 mijë vetë. /Agjencitë/