close

KIRGISTAN: ISH-PRESIDENTI GJUAN PJESËTARËT E NJËSISË SPECIALE

Ish-presidenti i Kirgistanit, Almazbek Atambayev, ka pranuar se ka shtënë me armë në drejtim të pjesëtarëve të njësisë speciale të cilit ishin futur në rezidencën e tij.

“Përkrahësit e mi nuk kanë pasur armë. Unë jam ai që kam shtënë gjatë sulmit”, ka deklaruar Antambayev para gazetarëve duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim që ta godasë ndonjërin prej tyre.

Ai ka shtuar se dëshiron të ndihmojë në lirimin e pjesëtarëve të njësisë speciale Alfa që janë kapur nga përkrahësit e tij dhe që aktualisht gjenden në rezidencën e tij në fshatin Koi Tash. /Agjencitë/