close
Top LajmeVendi

KJUÇUK DHE SHIDER: LËRENI HISTORINË, PUNONI PËR TË ARDHMEN EVROPIANE

F31C1FB1-7687-4921-9ECC-B9A0BDA31037

“E PAPRANUESHME TË MOS KETË “DRITË JESHILE” PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE”


Dy eurodeputetët sot u bënë thirrje politikanëve në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut që t’i lënë anësh çështjet historike dhe të fokusohen në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët në të dyja vendet. Ilhan Kyçyk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian beson se çështjet e vështira do të tejkalohen, ndërsa Andreas Shider, shef i Delegacionit në Komitetin e Përbashkët Parlamentar pranoi se deri më tani në Këshillin Evropian askush nuk ka pasur ide si të tejkalohet bllokada bullgare e negociatave aderuese për Maqedoninë e Veriut.

“Ngrini këmbën nga pedali i gazit, ngadalësoni pak” – lëreni çështjen e identitetit dhe fokusoheni në çështje të tjera, në mënyrë figurative theksoi social-demokrati austriak Andreas Shider në brifingun e sotëm me gazetarë, në të cilin mbizotëruan pyetjet si të vihen në lëvizje negociatat aderuese të vendit me BE-në, të bllokuara me veton nga ana e Sofjes, e ngecur në histori.

ANDREAS SHIDER, EURODEPUTET

“Është e rëndësishme të qetësohen gjërat, të mos hidhet vaj në zjarr, siç themi në Gjermani – hiqeni këmbën nga pedali i gazit. Ka edhe të tillë që veprojnë në kundërshtim me këtë, persona me prapavi bullgare nacionaliste kanë transmetuar video që është e papranueshme…Ka edhe të tjerë që e shfrytëzojnë këtë debat, por e them sërish, lërini çështjet e identitetit dhe punoni në tema të tjera.”

Në vend të akuzave të ndërsjella me retorikë nacionaliste, është i domosdoshëm fokus në agjendën pozitive dhe pragmatike, që sjell besim – theksoi Ilhan Kyçyk, eurodeputet nga Bullgaria dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.

ILHAN KYÇYK, EURODEPUTET

“Unë nuk shoh dallime aq të mëdha që nuk mund të tejkalohen, do ta tejkalojmë procesin e vështirë. Unë ua lë historinë historianëve, por dëshiroj që politikanët ta mbajnë ritmin, të jenë të guximshëm dhe ta bëjnë detyrën. Jemi të zgjedhur që kohë pas kohe të rrezikojmë dhe të marrim vendime që i presin qytetarët tonë. Në të kudnërt, gjeneratat e ardhshme do të na fajësojnë, ndërsa unë nuk dëshiroj të fajësohem.”

Shider edhe këtë herë theksoi se është interes i Rusisë dhe i Kinës që ta pengojnë integrimin evropian, pore dhe se përmes burimeve hungareze ka pasur ndërhyrje dhe dezinformata për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe në vende të tjera të Ballkanit perëndimor, që sipas tij është jodemokratike dhe e rrezikshme. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia