Klan Debat: Analistët – ndryshimet Kushtetuese do të kalojnë!

ALIU: NUK KA LIDER NË RMV QË MUND TË DUROJË PRESIONIN NDËRKOMBËTAR

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Analistët politik mbrëmë në Klan Debat, folën për efektet politike që pati takimi mes Kovaçevskit dhe Mickoskit. Të gjithë pajtoheshin njëzëri se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin.

”Unë e shoh që takimi i sotëm, pavarësisht që ka 1 mosmarrveshje, por me një pikë janë pajtuar, pika kryesore ose më e vështirë ishte ajo çështja që gjithë ato protesta, qoftë edhe publike edhe në media, ata dalin me qëndrim se do të pranojnë ndryshimet kushtetuese. Tash ka mbet debati më i lehtë i tajmingut për tu menaxhuar për elektoratin e vet
” – tha Arben Retkoceri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shpresoj që do të ndodhin ndryshimet kushtetuese dhe pak a shumë jam i bindur në këtë drejtim që do kemi ndryshime kushtetuese. Si do të jetë forma, variacioni, mënyra… Si do të jenë kompromiset për të arritur deri tek ky ndryshim nuk e di. Por e di që po nuk ndodhën këto ndryshimet kushtetuese, Maqedoninë nuk e presin ditë të mira” – tha Sefer Selimi, analist.

”Do ta shihni se edhe ky lider edhe kjo parti do të reterojë së shpejti sepse nuk ka kapacitet asnjë parti politike në Maqedoni të përballet me trysnitë politike të faktorit ndërkombëtar. Sepse po të ishte ashtu atëherë VMRO-ja do të izolohej. Mickoski e ka shumë të qartë që nëse nuk votohen ndryshimet kushtetuese ajo parti do të izolohet” – tha Qenan Aliu.

Sa i përket vendimit të BDI-së që të pranojë kërkesën e Mickoskit që të largohet nga Qeveria me qëllim që të votohen ndryshimet kushtetuese, sic njofton KlanM, analistët vlerësuan lartë këtë vendim, duke konstatuar se kjo vetëm se do të fuqizojë integristët.  /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share