close

KLAN DEBAT: MINISTRI SPASOVSKI PËR REFORMAT NË MPB

“MASAT PREVENTIVE ANTI-COVID DHANË REZULTATE”


Në Agjencinë për Sigurinë kombëtare janë vendosur parime pune, parime këto që janë dhënë si kusht nga ana e BE-së dhe nuk ka hapësirë për manipulime. Sektori I sigurisë nuk duhet të jetë I manipuluar nga politika për shkak se mund të prodhojë pasoja të paparashikueshme – tha në Klan Debat, Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski, duke komentuar reformat në shërbimet e sigurisë dhe akuzat e opozitës për punësime partiake në këto shërbime.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

 “Të gjitha procedurat që u zbatuan si reforma për formimin e Agjencisë së re për Siguri Kombëtare, duke u nisur nga hapi I parë e deri te I fundit ku u bë edhe pastrimi I kuadrove, deri në fund u përkrah nga VMRO-DPMNE-ja. Së dyti, pretendimet për shpërndarjen e kuadrove, janë bërë në atë periudhë dhe së treti, ASK-ja nuk ka bërë tani punëime të reja në këtë periudhë, për të adresuar dikush kritika se këtë e bëjnë me kuadro politik”

Qëllimi ynë nuk është që të bëjmë një zgjidhje ligjore për të shkaktuar probleme të reja – tha në Klan Debat Ministri Spasovski duke këmbëngulur edhe një herë se me zgjidhjen ligjore për shtetësinë nga koalicioni ASH-AAA nuk mund të kuptohet qëllimi I tyre.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

 “Propozimi që të meret nënshtetësia me tre dëshmitarë, kjo na kthen në një kohë të largët. Nuk është një mekanizëm ku mund të zgjidhet shtetësia. Në këtë mënyrë nuk do t`I mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare. Për këtë shkak vlerësoj se dorëzimi I zgjidhjes ligjore është për arsye politike, ose pamflet politik. Po, do të dorëzojmë zgjidhje ligjore, por nuk do t`ia arrijmë qëllimit, për shkak se zgjidhja ligjore e pazbatueshme është fjalë e vdekur në letër”

Konteksti që ishte paraqitur në disa media nuk ishte konteksti I vërtetë – tha Ministri Spasovski duke komentuar press-konferencën e përbashkët me zëvendësin e tij Bushi. Ai mohon të ketë ndaluar Bushin që të prononcohet, duke thënë se qëllimi ka qenë për të dërguar mesazhin se, nëse nuk respektohen masat, askush nuk është I paprekshëm.

OLIVER SPASOVSKI – MINISTËR I BRENDSHËM

 “Absolutisht nuk bëhet fjalë për ndalesë për t`u shprehur, por thjesht ishte një përgjigje ndaj pyetjes, ku potencuam se madje edhe Zv/Ministri ka paguar dënimin për mosmbajtje të maskës. Është një shembull që duhet me pozitivitet të pranohet dhe të ndiqet nga të gjithë”

Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski në Klan Debat u shpreh I bindur se të gjitha masat që janë ndërmarrë për festat fetare dhe ato të fundvitit kanë dhënë rezultate, falë kjo, sic tha masave preventive nga ana e MPB-së ku u parandaluan tubimet masive kurse pati vetëm raste të izoluara. Për këto raste, sic tha Spasovski, parashikohen sanksione. /KlanMacedonia