close
Top LajmeVendi

KLAN DEBAT: RASTI TRAGJIK SI SHKAS-SIGURIA NË TRAFIK

Screenshot_3

Pas aksidentit të së mërkurës ku 14 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë morën lëndime trupore, dilema, supozime, hetime se si erdhi deri te kjo fatkeqësi. Sipas Qebir Avziut, profesor Universitar, janë dy faktorë që çuan deri te ky aksident, edhe atë faktoi teknik dhe faktori njeri.

Nga ana tjetër eksperti për çështje të trafikut, Toshe Janev, ka theksuar se shoqëria jonë nuk është mjaftueshëm e vetëdijësuar për përgjegjsinë që bart në trafik, sepse përveç rregullave të shkruara, në trafik rol të rëndësishëm luan edhe etika njerëzore.

“Ekziston sistem edukimi, për të cilin duhen vite e gjenerata të ndërrohen, sepse mendoj se e kemi problemin në mentalitet. Sistemin e kontrollit të vozitësve e kemi ende të pasofistikuar, ku dënimin nga policia në një farë mënyre edhe mund ta “grisin”. Derisa ekziston mënyra që ta kërkosh “mikun” në telefon kur të ndalë policia e komunikacionit, e rresht fenomene të tjera të kësaj natyre, ne do të kemi problem të madh si shoqëri.” – Toshe Janev – Ekspert për Çështje të Trafikut.

Sipas statistikave, numri i viktimave në aksident trafiku në nivel Botëror gjithnjë e më shumë shënon rritje. Këtë trend ndjek edhe vendi ynë. Siç thotë analisti Xhelal Neziri, duke u thirrur në një storie hulumtuese të vitit 2017, gjatë dhjetë viteve të fundit në Maqedoni vdekjen në komunikacion trafiku e kanë gjetur çdo vit afërsisht 157 persona.

Përndryshe fundvitin që lamë pas, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një raport sipas të cilit aksidentet rrugore vrasin një person në çdo 24 sekonda, me një total prej 1.35 milion vdekjesh në vit. Numri i viktimave çdo vit është rritur me rreth 100 mijë në vetëm tre vjet. Sipas këtij raporti, aksidentet nëpër rrugë konsiderohen si vrasësit kryesor të fëmijëve dhe të rinjve nga mosha 5 deri në 29 vjeç. Rrjedhimisht aksidenti i 13 shkurtit, që nga pavarësimi i Maqedonisë, është ndër pesë aksidentet me numër më të madh të viktimave. /Klan Maqedoni/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia