close

KLAN DEBAT: SFIDA – QEVERI E RE, QEVERI E VJETËR!

Riformatimi i qeverise qe pasoj fshesen e paralajumeruar nga kryeministri Zoran Zaev ose vetingun, sic u tha nga ana e integristeve, la pa minister Ministrine e Financave ndersa I emeroj ministra te ri ne Ministrine e Mjedisit, Bujqesise, Kultures, Pushtetit Lokal dhe Ministrine per Sistem Politik dhe marredhenje me komunitetet. Kuvendi ka shkarkuar ministrin e financave Dragan Tevdovskin, Ministrin e Pushtetit Lokal Suhejl Fazlinun dhe Ministrin per Zbatimin e Marreveshjes se Ohrit  Hazbi Lika. Te merkuren eshte dorehequr edhe Vesel Memedi nenkryetar I kuvendit qe e ben me te nxehte kete fillim vere politike. Per riformatimin e qeverise dhe sfidat qe presin vendin ne Klan Debat kane diskutuar profesori universitar Rizvan Sulejmani dhe analisti piolitik Ilir Luma.


 Edhe pas paralajmërimeve pompoze nga ana e Kryeministrit për riformatimin e qeverisë,  shumë kritika në adresë të Zaevit nga analistët politik për punën dy vjecare të këtij kabineti qeveritar. Sipas analistit Ilir Luma, edhe përkundër kërkesave të PSP-së por edhe institucioneve tjera përfshire ato ndërkombëtare, Zaevi nuk arriti ta realizojë fjalën e dhënë .

Sipas profesorit Rizvan Sulejmani, Kryeministri Zaev disa herë ka dhënë vendime dhe deklarata të përshpejtuara dhe që në fakt ka lënë hapësira për debate dhe shpekulime të ndryshme. Por sipas tij ka dicka esenciale. Koncentrimi aq i madh i pushtetit te një person rrezikon dukshëm demokracinë, edhe ashtu të brishtë në vend.

Në edicionin e fundit të Klan Debatit u diskutua edhe për problemet dhe sfidat që e presin kabinetin Zaev në të ardhmen, por edhe për atë që quhet klimë politike në rajon, ndikimin eventual të saj neëvendin tonë./KlanMacedonia

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!