close
Top LajmeVendi

KLAN DEBAT: SHQETËSIMET E MICKOSKIT PËR TETOVËN!

F6B5E88A-4CC4-45BC-8A50-BA5A8351C913

QAZIMI: RIKONSTRUIMI I GJIMNAZIT DREJT FUNDIT


HRISTIJAN MICKOVSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE- së

“Unë pres kur të vij tash në Tetovë të më thoni se përfundimisht Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” është renovuar dhe funksionon.

Interesimi i disa hershëm i liderit të opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, këtu në mjediset e Klan Maqedoni, për meremetimin e Gjimnazit të Tetovës, Kiril Pejçinoviq, më në fund po merr përgjigje. Udhëheqësi i sektorit për arsim në Komunën e Tetovës, Ahmed Qazimi, pas shqetësimeve të mbrëmshme të Mickovskit, na tha se ky problem tashmë po i përket të kaluarës.

AHMED QAZIMI – UDHËHEQËS I SEKTORI PËR ARSIM

“Në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” është duke u bërë rikonstruimi i tërësishëm i qendror të shkollës, janë ndarë nga buxheti për këtë vit 9 milionë denarë për investime. Janë të përfshirë të gjitha fazat e rikonstruimit të objektit dhe së shpejti do kemi një shkollë supermoderne”.

Sic bëri të ditur Qazimi, para tre vitesh janë rikonstruar edhe dy objektet në të cilat mësojnë paralele me gjuhë maqedonase. Në cdo vit shkollor, sic shtoi ai, regjistrohen nga 12 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe tre paralele me mësim në gjuhën maqedone. Ndërkaq nga viti i kaluar shkollor e deri tash mësimi ndiqet online si pasojë e pandemisë me Covid 19.

Ndërkaq për pretendimet e Mickovskit se komuna e Tetovës paguan për shërbimet mujore të avokatit 5000 euro, nga shërbimi i financave për Klan Maqedoni thonë:

SHËRBIMI I FINANCAVE – KOMUNA E TETOVËS

“Avokatët nuk paguhen me kontrata mujore, por fakturojnë në bazë të ligjit sipas proceseve në të cilat angazhohen. Gjithashtu nuk bëhet fjalë për pagesa fikse dhe të rregullta mujore, por ato realizohen në bazë të nevojës sipas shërbimeve të realizuara dhe fakturuara paraprakisht”

Së këndejmi shqetësimeve të Mickovskit për shtigjet e bicikletave, për të cilën pati edhe reagim nga ana e qytetarëve, dje përfaqësuesi I sektorit për veprimtari Publike, Elmir Mustafai, bëri të ditur se punimet nuk kanë përfunduar dhe se realizohen në faza. /KlanMcedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia