close
Top LajmeVendi

KLAN DEBAT: ZIADIN SELA PËR TEMAT E DILEMAT SOT

A6345286-03F0-4237-9C6D-D81728D096E1

SELA SHPALOS TRE SKENARE PËR REGJISTRIMIN


Për mua është e pakuptueshme që mosmarrëveshjet ekzistojnë tek pjesa e gjuhës. Ne si opozitë llogarisim se gjuha tashmë është temë e konsumuar me sjelljen e ligjit për përdorimin e gjuhëve – tha në Klan Debat lideri I opozitës shqiptare Ziadin Sela duke komentuar debatet rreth Ligjit për Nënshtetësi dhe marrëveshjen me Kryeministrin Zaev. Ai tha se në këtë betejë nuk ka përkrahje të partive tjera shqiptare.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

“Ne kemi propozuar që të njohin njërën nga gjuhët zyrtare në nivel për të komunikuar me rrethin. Tash e fundit, kemi cuar një definicion tjetër, që të njohin gjuhën maqedone ose gjuhën që e flasin mbi 20% e popullatës, sic është ligji”

Një skenar për Regjistrimin, ku sic u shpreh Ziadin Sela uron të jetë gabim, është që Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë Ligjin për shkak se procesi është ndërprerë në mes. Sela nuk ka besim edhe tek metodologjia e Regjistrimit, por politizimin e regjistrimit e sheh për shkak se, sipas tij, numrat e shqiptarëve janë fshehur vazhdimisht. Sistemi sipas kreut të opozitës shqiptare mund të prodhojë numra amë.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

“Në këtë situatë kur janë regjistruar 200.000 qytetarë nga diaspora, 10% nga numri I përgjithshëm I popullsisë sipas Regjistrimit të vitit 2002. A është e mundur një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë, për të prodhura numra amzë që të rritet diaspora maqedonase që jeton në Serbi?

Duke komentuar rastin e 27 Prillit dhe deklaratat e krerëve shtetërorë për mundësinë e rigjykimit të këtij rasti, Sela ishte I prerë. Sipas tij, Feta Alimi duhet të lirohet, kurse të dënuarit të vuajnë dënimin. Nismat për rigjykimin e dhunë së 27 Prillit, sipas Selës, u hapën pas takimit Zaev – Mickoski.

ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-së

“Po, unë jam I gatshëm që të rihapen shumë gjëra por duhet nisur prej te proceset e montuara politike, “Lagja e Trimave” unë e kam shumë qartë se cilat janë ato procese gjyqësore ku nëse këto efektuohen unë I marrë e I shkruaj në letër, e jo të izolohet vetëm një rast”

Kreu I opozitës shqiptare në Klan Debat është prononcuar edhe për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë, por edhe për përkrahjen për Albin Kurtin në zgjedhjet e Kosovës, duke theksuar se për këtë mbështetje nuk do të kërkojë favore nga kreu I Vetëvendosjes, në zgjedhjet e ardhshme lokale në Maqedoninë e Veriut. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia