close

KLINIKA E GJINEKOLOGJISË: BELA DENONCON PARREGULLSI

Dy drejtorët e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë, ai profesional dhe ai ekonomik, me akuza skandaloze. Dokumentacion të kompletuar me të dhëna për keqpërdorime të mundshme, drejtori ekonomik i klinikës Valon Bela e dorëzoi në Prokurorinë publike. Ndërkaq, drejtoresha tjetër Viktorija Jovanovska pohon se nuk ka keqpërdorime, por bëhet fjalë për hakmarrje, për shkak të punësimeve të reja të panënshkruara. Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi ballafaqim të dy drejtorëve për ndriçimin e rastit.

Drejtori ekonomik i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë, Valon Bela, së pari në profilin e tij në fejsbuk publikoi dokumente për keqpërdorime të mundshme të tenderave dhe vepra të tjera antiligjore, për çka në mënyrë të drejtpërdrejtë e akuzoi drejtoreshën e klinikës Viktorija Jovanovska, dokumentacionin e plotë për të cilin Bela deklaron se ka pasur keqpërdorime, sot e dorëzoi te Prokuroria Publike.

Bela theksoi se klinika 6 vite nuk ka pasur drejtor ekonomik, dhe ka pasur hapësirë për keqpërdorime të mëdha, ai akuzoi se ndërmarrje të cilat kanë afate të kaluara për përdorimin e mjeteve për dezinfektim kanë marrë tendera, a kanë qenë nënshkrimet për punësimin e këshilltarëve të cilët janë diskutabile për drejtoreshën, motivi që e nxitën Valon Belën të zbardhë dokumenta të tilla. Bela deklaron se autoritetet përgjegjëse kanë qenë të infromuara në kohë, por nuk kanë bërë asgjë.

“Së pari unë i respektoj institucionet, e informova ministrin, ai më mbështeti, nga momenti i marrjes së vendimit më tha t’i hap sytë, sepse atje, citoj, ka mafiozë, ja edhe një detaj si mund të jenë dy partnerë bashkëshortor drejtues të reparteve, kjo është konflikt interesi.”-thekson Valon Bela, drejtor ekonomik.

Drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë Viktorija Jovanovska deklaron se drejtori ekonomik Valon Bela e akuzon për krim me porositë publike, përkatësisht porosi të testeve të shtrenjta laboratorike, pasi ajo javën e kaluar nuk ka dashur t’i nënshkruajë kontratat për punësim të dy këshilltarëve të tij.

“Këto akuza erdhën pas një jave shantazhi nga ana e tyre për nënshkrimin e kontratave për kësilltarët e tij…gjithashtu porositë për të cilat ai më akuzon janë të nënshkruara prej tij, në qoftë se testet kanë qenë siç thotë ai dhe në qoftë se nuk kanë qenë të arsyetuara në aspekt ekonomik për klinikën, atëherë nuk është dashur t’i nënshkruajë.”-tha drejtoresha e Klinikës së Gjinekologjisë Viktorija Jovanovska.

Jovanovska deklaroi se do ta padisë Belën për prishje të reputacionit dhe nderit.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi se do t’i ballafaqojë të dy drejtorët e Klinikës së Gjinekologjisë, pasiqë drejtori ekonomik i kësaj klinike Valon Bela në fejsbuk e akuzoi drejtoreshën Viktorija Jovanovska për porosi publike të zbatuara kundër ligjit.

“Mendoj se është e papërshtatshme të komunikohet në mënyrë të tillë, të ngrihen akuza, përveç që nuk u ka hije personave në funksione të tilla me përgjegjësi, kjo e lëkund besimin në sistemin tonë shëndetësor. Sot do të kem takim me të dy drejtorët. Pasdite kam caktuar takim me të dy. Dëshiroj të bisedojmë, të dy t’i japin argumentet e tyre dhe do ta shohim çfarë është thelbi i mosmarrëveshjes.”-shprehet Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Drejtoresha Jovanovska qartësoi se janë blerë testet më të mira dhe se ato përdoren edhe në Klinikën e Fëmijëve, si dhe në Klinikën e sëmundjeve infektive. Këto teste kanë qenë të dedikuara për foshnjat e lindura para kohe të cilat luftojnë për jetë, të cilët kanë peshë trupore më pak një kilogram dhe të cilëve nuk duhet t’u merret sasi e madhe e gjakut. /Verica Dimitrijevska/