close

KOALICIONI QEVERITAR: ZGJEDHJE MES AVANCIMIT DHE NGECJES

Stevo Pendarovski, kandidat për president i koalicionit qeveritar, tha sot se konceptet ideore me kundërshtaren e tij, Gordana Siljanovska e përkrahur nga opozita, janë të ndryshme si kurrë më parë. Zgjedhja e qytetarëve më 21 prill dhe pesë maj, sipas tij është midis “avancimit dhe ngecjes”, duke e konsideruar angazhimin e Siljanovskës si regresiv për shtetin.

Gjatë një paraqitjeje të shkurtër para mediave nga sghtabi i tij zgjedhor në Shkup, Stevo Pendarovski përsëriti se angazhimet e tij për integrimin veri-atlantik të Maqedonisë janë në emër të të rinjve dhe gjeneratave të ardhshme:

“Është amaneti ynë që t’i mbajmë të rinjtë në shtëpi, por për këtë duhet t’i sjellim vlerat dhe standardet evropiane, dhe t’u sigurojmë kushte për karrierë dhe familje në atdhe. Pranmdaj këto zgjedhje janë rasti i vërtetë për ardhmërinë e tyre dhe ata nuk guxojmë t’i tradhtojmë…Oponenti im politik Siljanovska, deklaroi se Maqedonia është një shtet i dobët dhe i fundosur. Për dallim nga ajo, unë fuqimisht i besoj këtij vendi.”-tha Stevo Pendarovski, Kandidat Për President.

Pendarovski vlerësoi se koncepti i tij dhe koncepti i kandidates së opozitës dallohen si kurrë më parë, respektivisht se zgjedhja e qytetarëve është midis politikës së avancimit dhe politikës së Siljanovskës e cila kthen prapa. Votimi për shefin e ri të shtetit të dielën, sipas tij, është mundësi që të pamundësohet kthimi i Maqedonisë në të “shkuarën e errët”. /Biljana Georgievska/