Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiq, ka deklaruar se takimi i Berlinit, BE- Ballkan ka përçuar një sinjal mbêshtetjeje për më shumë angazhim nga Bashkimi Europian për lehtësin e dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.
Koçijançiq ka nënvizuar, se puna dhe përpjekjet e Bashkimit Europian në këtë drejtim do të vazhdojnë edhe në takimin e liderëve tê Ballkanit në 8 dhe 9 maj në Tiranë në kuadër tê procesit të Brdo-Brionit. Koçijaniç këtë deklaratë e ka bêrë gjatë konferencës së mesditës së Komisionit Europian.
“Takimi në Berlin prodhoi një sinjal tê qartê për mbêshtetjen e mëtejshme dhe me më shumë angazhim lidhur me vazhdimin e lehtësimi të dialogut midis Prishtinês dhe Beogradit. Kjo ështê e rêndësishme, sepse çdo angazhim për lehtesimin nga BE-ja të bisedimeve midis Prishtinës dhe Boegradit është i mirëpritur. Kjo nënkupton se do ketë takime të mëtejshme për dialogun. Çdo takim në këtë kuadër ndihmon dhe shihet si kontribut për mbêshtetjen e dialogut të ndërmjetêsuar nga BE. Puna dhe kontaktet midis palëve vazhdojnë. Mogherini do jetë me liderët e Ballkanit pas dhjetê ditêsh nê Tiranë për procesin e Brdo-Brioni, ku pritet që të vazhdojë kontaktet edhe lidhur me dialogun Prishtinê-Beograd. Siç u njohët dje, ajo êshtë takuar me liderët e Ballkanit bilateralisht në Berlin.” –tha Maja Koncijaçiq, Zëdhënse e KE-së.
Procesi i Brdo-Brionit ka lindur zyrtarisht në 20 mars 2010 si një inisiativê e përbashkët e Slovenisë dhe Kroacisë pêr tê forcuar bashkëpunimin rajonal të vendeve të Ballkanit dhe përshpejtuarr avancimin e vendeve në kuadrin e reformave të integrimit europian. /Erisa Zykaj, Bruksel/