Të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, ka njoftuar policia. Dhjetëra persona janë plagosur në këtë shpërthim.
Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie nderkohe qe asnjë grup ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin.
Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë. /Agjencitë/