close
Bota

KOMISIONI EVROPIAN HEDH NË GJYQ ‘AstraZeneca’-n?

FILE PHOTO: Vials labelled “AstraZeneca coronavirus disease (COVID-19) vaccine” placed on displayed EU flag are seen in this illustration picture

Agjencitë e lajmeve, duke iu referuar shkrimit të portalit ‘Politico’, thonë se Komisioni Evropian ka ndërmend të hapë një proces gjyqësor kundër prodhuesit të vaksinës AstraZeneca. Sipas portalit që iu referohet pesë diplomatëve të paemërtuar evropianë, në mbledhjen e ambasadorëve të BE-së, të mërkurën, shumica e vendeve anëtare është deklaruar pro padisë kundër kësaj kompanie farmaceutike sepse nuk i livroi Unionit dozat e kontraktuara më herët, për çka ishte zotuar. Sikurse ka shjeguar një diplomat, qëllimi i procedurës ligjore është të obligohet AstraZeneca të livrojë dozat për të cilat kishte rënë dakord me BE-në.

Bashkimi Evropian, më herët, u tmerrua nga njoftimi i kompanisë ‘AstraZeneca’ se nuk do të mund të livronte numrin e përcaktuar të dozave për çka ishte zotuar. Deri në fund të tremujorit të parë ajo u livroi 30 milion doza vendeve të BE-së, në vend të 100 milion vaksinave të kontraktuara. Një mungesë e këtillë goditi fushatën e vaksinimit anepëranë Evropës, – shkruan portali ‘Politico’.

Ndërkohë, kompania ka bërë të ditur se do të livrojë rreth 70 milion doza deri në fund të tremujorit të dytë, periudhë kjo kur, sipas kontratës me BE-në, duhej të livronte të 300 milion dozat./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia