Me pesë vota “për”, Komisioni për Çështje të Mandateve dhe Imuniteteve votoi për propozimin që t`i meret mandati deputetit në arrati Nikola Gruevski, në bazë të mungesës së paarsyeshme gjashtë mujore.
Debati zgjati vetëm gjysmë orë. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk votuan as “për” e as “kundër” për propozimin, e as që ishin të “përmbajtur”.
Propozimi tani duhet të gjendet në seancë plenare ku parlamenti do të merr vendim nëse do t`i meret mandati Gruevskit. Për këtë nevojitet shumica prej dy të tretave./Klan Maqedoni/