close

KOMPLETOHET KABINETI I PENDAROVSKIT

Presidenti i ri i vendit Stevo Pendarovski ka kompletuar përbërjen e kabinetit të tij


Sipas informacioneve nga Kabineti i Presidentit Pendarovski, Blerim Kollari do të jetë Këshilltar për Siguri Kombëtare, Aleksandar Spasov si konsultues i jashtëm do ta kryejë funksionin e këshilltarit për politikë të brendshme e të jashtme.

Shefi i Kabinetit të Pendarovskit do të jetë Mile Boshnjakovski, i cili në këtë pozitë vjen nga funskioni zëdhënës i Qeverisë, derisa shefe e protokollit do të jetë Biljana Micevska.

Si Këshilltarë në Kabinetin janë konfirmuar Toshe Zafirov, Luljeta Ademi dhe Goce Karajanov. Gazetarja Katerina Canevska do të jetë përgjegjëse për marrëdhënie me opinionin.

Në fokus të kabinetit është sfera e politikës së jashtme, ku këshilltarë të jashtëm do të jenë ish-shefat e diplomacisë Aleksandar Dimitrov dhe Denko Maleski dhe ish-Ambasadori në Austri Sasho Tavçioski. Këshilltarë të jashtëm për çështje juridike do të jenë edhe profesoresha Besa Arifi dhe ish-gjykatësja për të Drejtat e Njeriut në Strasburg Mirjana Llazarevska Trajkovska. /Klan Maqedoni/