Komplikohet ardhja e Qatip Osmanit, pankina e Shkëndijës mbetet pezull?

Rëmujë ndryshimesh te Shkëndija që kanë sjellë edhe pak paqartësi në media e opinion.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Dje Shkëndija u nda me trajnerin Artim Shaqiri, sot pasi u konfirmua shitja e Leard Sadriut te Mura sllovene, erdhi konfirmimi i paralajmëruar se Zamir Dika është president i ri dhe Harun Isa drejtor sportiv. Ibrahim Osmani dhe Skender Jonuzi gjithashtu u prezantuan si asistentë të Isa-s në departamentin sportiv.

Lajmi që mbeti pa publikuar e që paralajmërohej ishte se Qatip Osmani do të kthehet si trajner në pankinën e Shkëndijës. E sot portali sportiv Sportmania.al shkruan se megjithatë nuk do të ndodh kthimi i Qatip Osmanit te kuqezinjtë. S’dihet arsyeja e ”krisjes” apo pishman bërjes, por tani Qato duket larg klubit ku doli tre herë kampion.

Me situatën e re, hapet punë shtesë për ”treshen” e departamentit sportiv të Shkëndijës, Isa, Osmani e Jonuzi, që detyrë parësore duket ta kenë gjetjen e trajnerit të ri që do të vijojë punën e nisur nga Artim Shaqiri.

Nuk dihet nëse mbetet opsion për pankinën vetë Skender Jonuzi, apo ndonjë emër tjetër që do jetë në ”radarin” e kuqezinjëve që 24 orët e fundit “prodhuan” tërmet të vërtetë në ekip dhe opinion, përcjell portali Sportmania.al.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share