Komplot për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II? Zbardhet dosja e FBI-së

FBI zbulon se komploti ishte planifikuar gjatë vizitës së saj të 1983 në SHBA

Një dosje e FBI-së ka zbuluar një komplot të mundshëm për të vrarë Mbretëreshën e ndjerë të Britanisë Madhe, Elizabeth II gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 1983. Sipas dosjes, rreziku u paralajmërua nga një oficer policie në San Francisko, i cili kishte takuar në një lokal personin që do të kryente vrasjen.

“Ai do të përpiqej të dëmtonte Mbretëreshën Elizabeth dhe do ta bënte këtë ose duke lëshuar ndonjë objekt nga Ura Golden Gate mbi jahtin ku do të lundronte Mbretëresha, ose do të përpiqej të vriste atë kur ajo vizitoi Parkun Kombëtar Yosemite“, thuhet në dosje.

Elizabeth mbretëroi gjatë një periudhe trazirash në Irlandën e Veriut prej 3 dekadash mes atyre që luftonin kundër sundimit britanik në Irlandë dhe atyre që luftonin për të ruajtur dhe mbrojtur bashkimin me Britaninë. Gjatë këtyre trazirave, humbën jetën 3600 njerëz dhe u plagosën më shumë se 30,000 të tjerë.

Dosjet tregojnë se si FBI rriti vigjilencën ndaj asaj që konsiderohej si kërcënim real ndaj Mbretëreshës së ndjerë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share