close

KOMUNA E ZHELINËS ME PROJEKTE TË INFRASTRUKTURËS  

Asfaltimi i rrugës lokale në Novosellë të komunës së Zhelinës është në përfudnim e sipër dhe pritet të asfaltohet në ditët në vijim. Rruga me gjatësi prej 1.3 km është pritur vite me rradhë shprehen banorët ndërkaq nga Komuna e Zhelinës shprehen se ky investim serioz do të jete ne kuadër të të gjitha standardeve bashkëkohore dhe kap shifren prej afro 170 mijë euro.

Ka filluar punimi për rrugën lokale në fshatin Novosellë të Komunës së Zhelinës. Në ditet ne vijim pritet dhe asfaltimi i së njëjtës, rrugë kjo e cila është me rëndësi të madhe për banorët dhe e cila ishte premtuar disa cikle zgjedhore.

Banorët e fshatit Novosellë ishin jashtëzakonisht të kënaqur me këtë nismë sepse sipas tyre infrastruktura është kushti kryesor për jetesë dhe se kjo rrugë është pritur vite me radhë.

Rruga në fshatin Novosellë do të ndërtohet ne gjatësi prej 1.3 km dhe do te ndërtohet në bazë të gjitha standardeve bashkëkohore. Ndërkaq kosotoja e këtijë investimi është afro 170 mijë euro.

Ky investim kapital është në kuadër të projektit të fituar nga Ministria e Financave dhe Bankës Botërore, ku Komuna e Bogovinës ishte ndër 6 komunat të cilat fituan projekte për përmirësimin e shërbimeve komunale. /Artina Zeqiri/