close

KONFERENCË PËR TË DREJTAT E KOMUNITETIT LGBT

Maqedonia do të shkëlqejë në ngjyrat e ylberit


Përfaqësues qeveritarë dhe joqeveritarë e hapën konferencën e parë rajonale për përmirësimin e të drejtave të komunitetit LGBT në vend. Nga komuniteti LGBT deklarojnë se ky është akt historik, vërejmë vullnet politik të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë. Autoritetet megjithatë refuzuan të përgjigjen në cilin protest do të marrin pjesë të shtunën, por deklarojnë se politikat e përditshme për shoqëri të barabartë për të gjithë janë të rëndësishme.

“Ne si LGBT dhe njerëz tërë kohën fshihemi, unë nuk mund ta mbaj për dore partneren time si gjithë ju, heteroseksualët munden, ju me gruan tuaj mund të shkoni në mjek për kujdes intenziv, por unë nuk mundem, në çdo hap jemi të sulmuar, të paragjykuar.”tha Biljana Gineva, Përfaqësuese e Asociacionit ERA

Kështu bashkëpërfaqësuesja e asociacionit ERA e LGBT-së në Ballkanin Perëndimor dhe anëtare e komunitetit LGBT në Maqedoni, Biljana Ginova, e shpehu revoltën e saj dhe diskriminimin e përfaqësuesve të LGBT-së. Ginova thekson se edhe krahas gjuhës së urrejtjes ata ndjehen të motivuar sepse për ta ekziston vullnet politik për ndryshime. Duke pasur parasysh atë që për dy ditë në kryeqytet do të mbahet parada e parë e krenarisë, kundërshtarët e këtij komuniteti paralajmëruan protesta paralele. Ministrja e punës dhe politikës sociale Mila Carovska në pyetjen e gazetarëve a do të marrin pjesë ministrat dhe në cilat protesta, refuzoi të përgjigjet, por deklaroi se angazhimet  e përditshme të qeverisë janë më të rëndësishme.

“Cila është pyetja? Ajo që është e rëndësishme ta themi si ministra është çfarë bëjmë në periudhën e mandatit tonë, ajo që bëjmë ne është respekti i dallimeve, përmirësimi i të drejtave për ata që deri sot nuk ishin të dukshëm, ata që ishin të përjashtuar, të varfërit, dhe këtë e bëjmë çdo ditë pa marrë parasysh nëse do të dalim në paradë.” -shprehet Mila Carovska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale RMV.

Për qytetarët që medojnë për ndryshimin e gjinisë, nga tani do të mund ta bëjnë edhe në klinikat shtetërore, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

“Bëhet fjalë për kirurgji transgjinore, bëhet fjalë për kirurg shumë të njohur nga Serbia, i cili ka punuar deri tash, por pacientët kanë paguar privatisht, ka interesim, jam në dijeni për një pacient, dinamika e ngjarjeve do të jetë në përputhje me orarin e tij.”deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë RMV

Të shtunën në mesditë do të fillojë parada e parë e krenarisë në Maqedoni. Përfaqësuesit e komunitetit LGBT do të marshojnë së bashku me mbështetësit e tyre, ata apeluan deri te qeveria për përkrahje. Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëruan masa të shtuara sigurie, ndërsa një numër i madh i artistëve dhe këngëtarëve të njohur e paralajmëruan pjesëmarrjen e tyre. Përpjekje për organizimin e paradës së krenarisë në vend ka pasur edhe më parë, por për fat të keq kanë përfunduar me përleshje fizike dhe dhunë. /Verica Dimitrijevska/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!