close

KONGO: KANDIDATI OPOZITAR FITON ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Kandidati opozitar, Felix Tshisekedi ka fituar votën presidenciale në Republikën Demokratike të Kongos, ka njoftuar komisioni zgjedhor i këtij vendi. Rezultati aktual e vendos atë përpara kandidatit rival të opozitës, Martin Fayulu, i cili e ka cilësuar këtë proces si mashtrues.

Edhe Franca ka ngritur dyshime lidhur me rezultatin final.  Tani Kongoja përballet me një lider të ri, për të cilin nuk ka shumë njohuri meqë ai ka kaluar kohë të gjatë në Belgjikë. /Agjencitë/