Parlamenti ia konstatoi dorëheqjen ish kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski. Paralelisht me Gruevskin, pa post deputeti mbeti edhe Pavle Bogoevski, i cili pati paralajmëruar dorëheqjen pas skandalit me porosinë e marihuanës.
Lamtumirë, Pavle… Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, u përshëndet nga dy deputet.
Edhe pse Lidhja Social Demokrate në fillim nuk pranonte që dorëheqja vetëm të konstatohet, për shkak se Gruevski nuk e ka dorëzuar personalisht, ashtu siç kërkon rregullorja e Kuvendit, në fund u pajtuan që mos të votohet për tu marr mandati. Kjo hap mundësinë që Gruevski të kërkoj apanazhë por deri më tani, kërkesë në Kuvend nuk ka ardhur.
E Bogoevski ende nuk ka vendosur, por nuk e hedh poshtë si mundësi.
“Nikolla Gruevski ende e udhëheq VMRO DPMNE-në, kurse Mickoski dhe kryesia janë vetëm persona të dëgjueshëm të partisë, që me besim të plotë punojnë për liderin e tyre të arratisur.”-tha Pavle Bogoevski, Ish-Deputet.
E koordinatori i grupit parlamentar të VMRO DPMNE-së, Nikolla Micevski, kujtoi se vendimi i komitetit ekzekutiv të partisë ka qenë që të respektohet ligji dhe kushtetuta.
Komiteti ekzekutiv në kumtesën e lëshuar për opinionin ishte i qartë… “- deklaroi Nikolla Micevski, Deputet i VMRO DPMNE.
Por Micevski harroi të cek faktin se deputetet e VMRO DPMNE-së nuk e dëgjuan partinë dhe nuk votuan rekomandimin për marrjen e mandatit të Gruevskit në komision, fakt të cilin e rikujtoi edhe koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitrevski. Vendin e Gruevskit në Kuvend do ta zë, Gjoko Kamçev, politikolog i diplomuar nga Vallandova, kurse vendin e Bogoevskit, Aleksandar Filipovski. /Furkan Saliu/