close

KONTROLLE TË PËRFORCUARA NË TRAFIK

Talev: Numër i lartë i kundërvajtësve


Të dhënat statistikore nga SPB – Tetovë tregojnë se nga fillimi i këtij viti e deri më tani për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, kanë ndodhur 77 aksidente trafiku, në të cilat 6 persona kanë humbur jetën, 21 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, kurse me lëndime të lehta trupore kanë përfunduar 185 persona.

Sipas të dhënave, 1660 vozitës janë sanksionuar për kundërvajtje, ndërsa për 581 vozitës është lëshuar kërkesë për aktivizimin e masës mbrojtëse ‘ndalesë për drejtim të automjetit’.Sipas komandantit për Siguri në Komunikacion dhe Rrugë në Tetovë, Zoranço Talev çdo i dyti aksident ndodh për shkak të mosrespektimit të përkufizimit të shpejtsisë apo për shkak të mospërshtatjes së shpejtsisë sipas kushteve dhe gjendjes së rrugës. Talev thekson se po ndërmerren të gjitha masat ligjore për shkeljet e bëra.

‘Dispozitat ligjore në Ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë, parashohin gjoba të detyrueshme për kundërvajtje prej 20 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, varësisht nga shpejtësia që ka tejkaluar dhe krahas gjobës gjithashtu janë të parapara edhe masa mbrojtëse: ndalesë për drejtim të automjetit në afat prej 3 deri 12 muaj.’ –deklaroi Zoranço Talev-Komandat i SKRR-Tetovë.

Gjatë kontrolleve të përforcuara në trafik, shfrytëzohen radarë për matjen e shpejtësisë, deklaron Talev.

‘Si polici e komunikacionit, jemi të pajisur me radarë bashkëkohor, të cilat gjatë matjes kanë precizitet maksimal, matja e shpejtësisë regjistrohet me video-inçizim, dhe kur kërkohet të merren sanksionet mbrojtëse videot dërgohen dhe përdoren si material dëshmues në gjykatë.’-tha Zoranço Talev-Komandat i SKRR-Tetovë.

Nga policia e komunikacionit e SPB- Tetovë gjatë kontrollit të përforcuar në trafik të cilin e ndërmorën në prani të mediave, theksuan se do të vazhdojnë të ndërmarrin aktivitete përforcuese ndaj të gjithë kundërvajtësve, dhe se sanksionimi do të jetë joselektiv, për shkak se siç theksuan, rregullat dhe dispozitat ligjore në komunikacion vlejnë njëlloj për të gjithë pjesmarrësit në trafik. Poashtu, informuan, se është parashikuar edhe vendosja e radarëve fiks dhe atyre mobil, në vendet në të cilat janë shpeshtuar shkeljet si dhe vendosja e kamerave me anë të të cilave do të detektohen dhe sanksionohen llojet e tjera të shkeljeve në trafikun rrugor. /Blerona Jakupi/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!