close
Top LajmeVendi

KOORDINIM INSTITUCIONAL PËR ZBARDHJEN E AKSIDENTIT

auto-662×365

Për shkak të koordinimit dhe dinamikës më të madhe në veprimet e të gjitha institucioneve për vërtetimin e shkaqeve të fatkeqësisë së autobusit që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë në fshatin Llaskarcë, në Prokurorinë Publike Themelore Shkup, sot është mbajtur takim pune të përfaqësuesve të prokurorisë kompetente, Ministrisë për Punë të Brendshme, Byroja për ekspertizë ligjore, Fakulteti i makinerisë në Shkup dhe të Institutit për mjekësi ligjore.

Siç thuhet në një komunikatë, me qëllim që të sigurohet dinamika e vërtetimit të fakteve relevante dhe arsyeve që çuan deri në fatkeqësinë, Prokuroria Publike Themelore Shkup, gjatë ditës së sotme do të fillojë me marrjen në pyetje të dëshmitarëve okularë të ngjarjes, ndërsa gjatë javës deklaratë para prokurorit kompetent do të jep edhe shoferi i autobusit.

Nga Ministra e Punëve të Brendshme deri te Prokuroria sot është dorëzuar skica, foto dokumentacioni dhe materiale tjera me shkrim lidhur me aksidentin ndërsa gjatë ditës do të dorëzohet edhe raporti për inspektimin e kryer nga vendin e ngjarjes.

Paraprakisht, bazuar në raportin fillestar të Ministrisë së Punë të Brendshme të dorëzuar ditën e premte, Prokuroria të njëjtën ditë përgatiti urdhra për sigurimin e dëshmive shtesë me shkrim nga “Durmo Turs”, pronar i autobusit, si dhe nga Ministritë për Transport dhe Lidhje dhe ajo e Punëve të Brendshme.

Deri tek Instituti për mjekësi ligjore dhe deontologjisë kriminalistike janë dhënë urdhëresa për obduksione të të gjithë personave që ndërruan jetë, ndërsa nga institucionet shëndetësore është kërkuar dokumentacioni i plotë mjekësorë për të lënduarit. Gjithashtu, janë kërkuar listingjet nga celulari i vozitësit, kurse për celularin është përgatitur urdhëri për ekspertizë, me qëllim, siç thuhet, nëse në momentin kritik vozitësi aktivisht ka shfrytëzuar ndonjë nga lidhjet komunikuese.

Në Fakultetin e Makinerisë qysh të premten është dorëzuar urdhëri për ekspertizë teknike të autobusit në momentin e fatkeqësisë. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia