close

KOPENHAGË: AKSIDENTI HEKURUDHOR MË I RËNDË NË 30 VITET E FUNDIT

Policia daneze bëri të ditur se kanë gjetur dy trupa të tjerë të pajetë, ndërsa me këtë numri i të vdekurve u rrit në 8, duke e bërë këtë aksident hekurudhor më vdekjeprurësin në Danimarkë në 30 vitet e fundit.

Policia tha se 3 gra dhe 5 burra kanë humbur jetën në aksidentin që ndodhi mëngjesin e së mërkurës, ku 4 prej tyre janë identifikuar, ndërsa 16 të tjerë u plagosën.

Sipas Anadolu Agencu, autoritetet janë duke hetuar nëse mbulesa për makina nga treni i mallrave, që lëvizte në drejtim të kundërt me trenin e shpetësisë së lartë në urën që lidh ishujt danezë, ka qenë shkaktare e aksidentit.

Policia ditën e enjten njoftoi se trupat u gjetën vetëm pasi u larguan mbetjet e trenit nga vendi i aksidentit, pasi dëmet ishin aq të mëdha saqë kanë bërë të pamundur hyrjen e shpëtimtarëve në pjesët e dëmtuara./AA