Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut njoftoi se e njeh, Juan Guaidon, si president të përkohshëm të Venezuelës. Udhëheqës i opozitës, Juan Guaido, e deklaroi veten president të përkohshëm të vendit në fund të janarit.
Ai është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende perendimore. Presidenti i kontestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, mbështetet nga Rusia, Kina, Meksika dhe një sërë vendesh tjera.
Miliona banorë të Venezuelës janë duke u përballur me krizën e furnizimit me ushqim përderisa ekonomika e vendit është e shkatërruar nën udhëheqjen e Maduros. /Agjencitë/